Si Samamap, ne u nisëm me qëllimin për t’iu ofruar klientëve tanë një sistem të besueshëm dhe komod në përdorim për monitorimin e automjeteve. Ne iu garantojmë se do t’a keni shumë të thjeshtë te monitorini dhe gjurmoni automjetet tuaja nëpërmjet sistemit Samamap, i cili është krijuar me vetëdijen e plotë se sistemet e gjurmimit të automjeteve që janë tashmë në treg nuk mund të ofrojnë një shërbim të shëndetshëm për përdoruesit individualë për shkak të mungesës së ekraneve të sofistikuara.

Si Samamap, ne i ndihmojmë klientët tanë të menaxhojnë operacionet e tyre në terren në mënyrë efikase, të sigurt dhe komode falë teknologjisë sonë të përparuar. Me gamën tonë të gjerë të mundësive ne mbështesim partnerët tanë duke iu ofruar zgjidhje në të gjithë sektorët në terren. Ne synojmë të sjellim një pamje të re në tregun e sistemit të gjurmimit të automjeteve me qasjen tonë të shpejtë dhe inovative të shërbimit, proçeset e shërbimit dhe infrastrukturën teknike, të aftë për të mbështetur deri në mijëra automjete.

Ndërsa shtojmë vlera të tilla si fleksibiliteti në proçese, aftësia e planifikimit dhe kontrolli i personelit te partnerëve tanë, nëpërmjet shërbimeve tona, ne gjithashtu ofrojmë zgjidhje për përdoruesit tanë individualë në mënyrë që me të dashurit e tyre të mund të udhëtojnë të sigurt duke mbajtur të regjistruara të dhëna të rëndësishme të automjeteve të tyre private.